Mushkollaj premton: Deçani do të jetë kryeqytet i turizmit

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Jeton Mushkolaj, ka treguar disa prej pikat tij kryesore për qeverisje në këtë komunë.
“Hapi i parë me arsimin dhe politizimi i arsimit, do të fillojm më mësim tërëditor, do ti kemi katër çerdhe në katër regjione të Deçanit, për keqardhje që veq një çerdhe e kemi edhe ajo ende është në ndërtime. Do të ofrojmë ujë të pijes, është për keqardhje që Deçani është njëra prej komunave që më e pastër sa i përket burimit të ujit, sot banorët e shumica më e madhe e fshatareve dhe qytetit kanë problem me ujë të pijës”, tha ai.
Mushkolaj premtoi se Deçani do të jetë kryeqytet i turizmit, dhe krijimin e një drejtori të mërgatës. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?