Prioritetet e partisë Fjala për Prishtinën

Avni Çakmaku nga Partia Fjala kandidat për të parin e Prishtinë në debatin “Zgjedhjet Komunale” shpalosi programin e tyre qeverisës.
Çakmaku tha se programi i tyre për Prishtinën është gjithëpërfshirës, nuk përmban projekte turistike të cilat i përkasin sferës estetike që nuk sjellin asgjë në avancimin e jetës ekonomike.
Ai tutje premtoi se në bujqësi do të krijohen 8 mijë vende të përhershme të punës dhe 10 mijë vende punë sezonale.

Në Prishtinë janë 195 mijë e 978 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për kryetar të Prishtinës janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca Kosova e Re – GËZIM MEHMETI, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës DAUT HARADINAJ, nga Fjala AVNI ÇAKMAKU, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ARBEN VITIA, nga Lidhja Demokratike e Kosovës PËRPARIM RAMA, nga Partia Balliste FLORIM ISUFI dhe nga Partia Demokratike e Kosovës URAN ISMAILI./21Media

Back to top button