Prishtina fiton derbin me Llapin, Drita barazon me Ferizajn

Prishtina sot e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, në derbin e xhiros së katërt të zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Uka në minutën e 12′ dhe Krasniqi në të 67-ën kanë shënuar për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për Llapin e ka realizuar Selimi në minutën e 75′.
Ndeshje tjetër shumë interesante është zhvilluar në Ferizaj, ku Drita e trajnerit Ardian Nuhiu është ndalur me barazim 1-1 nga Ferizaj, skuadër që drejtohet nga trajneri Arbnor Morina.
Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës do të mbyllet me ndeshjen Ballkani-Dukagjini sonte nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.

Back to top button