Mbi 200 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

216 qytetarë kanë rezultuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë shëruar edhe 251 të tjerë.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 82.
Aktualisht janë 3.537 raste aktive me COVID, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.
Shqipëria deri më sot ka kryer 1.959.160 teste për COVID-19. Prej tyre, 327.369 kanë rezultuar pozitivë, 320.251 qytetarë janë shëruar, 3.537 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.581 pacientë.

Back to top button