Prishtina humbet edhe ndaj Ferizaj, Drita e shkatërron Dukagjinin

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bar sintetik në Gjilani, Drita e ka shkatërruar Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1.
Golat për gjilanasit i shënuan Ardit Tahiri (minuta e 41’), Elton Basriu (minuta e 75’), Besnik Krasniqi (minuta e 83’), Kastriot Selmani (miunta e 89’) dhe Almir Ajzeraj (minuta e 90+2’), kurse golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Ergyn Ahmeti në minutën e 60’ nga penalltia.
Ndërkaq, fitore regjistroi edhe skuadra e Llapit, e cila si vendase e mposhti 2:1 Trepçën ’89. Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan Festim Alidema (minuta e 47’) dhe Firmino (minuta e 74’), kurse te Trepça ’89 shënoi Ardian Muja në minutën e 59’.
Për befasinë e ditës së sotme u përkujdes skuadra e Ferizaj, e cila e mposhti si vendas Prishtinën, kështu duke ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë.
Goli i Mateo Panadic në minutën e 42’ i siguroi fitoren skuadrës së Ferizaj.
Rezultatet finale të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 5:1 Dukagjini
Ferizaj 1:0 Prishtina
Llapi 2:1 Trepça ‘89

Back to top button