Prishtina ia shkakton humbjen e parë Dritës, ja si ndryshon tabela e Superligës

Dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës prodhuan disa rezultate tejet interesante, ku edhe kishim befasi në Gjilan.
Pas plot 90′ minutave lojë në stadiumin ndihmës të Gjilanit, skuadra e Dritës e ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni.
Drita u mposht si vendase nga Prishtina me rezultat të ngushtë 2:1, ku golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Balde në minutën e 85’, kurse te skuadra e Ismet Munishit golashënues ishin Shefiti (minuta e 91′), dhe Kryeziu (minuta e 93′) nga penalltia.
Me pikët e reja, Prishtina zë vendin e tretë me 18 pikë të tubuara, krahas Dritës që renditet në vendin e parë me 27 pikë të arkëtuara.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Malishevës, e cila e mposhti në udhëtim Ferizajn me rezultat të thellë 6:0.
Pas fitores së sotme, Malisheva ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 11 pikëve, krahas Ferizaj që zë vendin e fundit me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Më poshtë mund të gjeni tabelën e Superligës së Kosovës pa dy ndeshjeve të sotme.

Back to top button