Van Gal e pranon se ishte gati për të nënshkruar me Mane në Manchester United

Louis van Gaal ishte shumë pranë nënshkrimit të Sadio Mane në Manchester United në vitin 2016 derisa një telefonatë nga Jurgen Klopp ndryshoi situatën.
Van Gal dontë të nënshkruante Mane nga Southampton pasi u impresionuar nga bëmat e tij në sezonin 2015-16 të Premier Ligës.
Kontrata u hartua pasi lojtari ra dakord për kushtet, por sulmuesi ndryshoi mendje dhe iu bashkua Livepoolit.
“Sadio Mane është një lojtar i vërtetë i ekipit dhe kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë doja të nënshkruaja atë. Këta janë lojtarë të vështirë për të luajtur kundër tyre”, tha Van Gal.
Mane ishte në formë të shkëlqyer në sezonin përpara se të kalonte në Anfiels, duke shënuar një dygolësh kundër Liverpool-it dhe gjithashtu një hat-trick kundër Manchester Cityt./21Media

Back to top button