Prishtina në finale, fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Trepçës

Prishtina është kualifikuar në finale të play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.
Të dielën mbrëma në “Minatori”, Prishtina ka fituar me rezultatin 38:32. Vetëm fillimi i ndeshjes u ka takuar vendasve. Më pas Prishtina ka nisur shkëputjen graduale dhe në pushim ka shkuar me avantazh prej pesë golave, 17:12. Në pjesën e dytë mysafirët kanë kontrolluar ndeshjen dhe fitorja e tyre nuk është rrezikuar asnjëherë.
Oltion Beshiri me 11 gola ishte më efikasi te Prishtina. 7 i realizoi Agon Bajqinovci, ndërsa 5 i kishte Lulzim Shabani. Kurse te Trepça është  dalluar Sali Maxhera me 9 gola. 6 i kishte Shpëtim Mehmeti, ndërsa 5 gola i realizoi Muhamet Dubovci.
Në finale të play off-it takohen Besa Famgas e Prishtina./21Media

Back to top button