Prishtina në “The Economist”

Kultura vazhdon të jetë paraqitja më e dinjitetshme e Republikës së Kosovës në botë. Organizimi i Bienales Manifesta në kryeqytetin tonë, paralelisht ndikimit pozitiv të brendshëm në jetën kulturore dhe ekonomike të Kosovës, po e fuqizon pozitën tonë në hartën botërore të artit.
Revista prestigjioze ndërkombëtare “The Economist” i ka kushtuar vëmendje të veçantë Manifestas në Prishtinë përmes një shkrimi afirmativ për Kosovën dhe fuqinë transformuese të artit.
Me këtë rast, Ministria e Kulturës ka theksuar se diplomacia kulturore është ndër segmentet kryesore të angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën tonë integruese në planin ndërkombëtar dhe zhvillimore në atë kombëtar.
“Manifesta ishte ideuar si një bienale eksperimentale e artit në Europë pas luftës së ftohtë. Kur u hap edicioni i parë në Rotterdam në 1996, territoret e ish-Jugosllavisë ishin në luftë. Sot, mbi dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, Prishtina është qyteti i parë në Ballkanin Perëndimor që mirëpret këtë ngjarje shëtitëse.”, ka shkruar “The Economist”.
Në shkrimin e “The Economist” flitet edhe mbi veprimet për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, më 22 korrik është hapur Bienalja Manifesta 14. Gjatë 100 ditëve, artistë, arkitektë dhe shumë profesionistë të tjerë nga 30 shtete të botës, do të bashkohen dhe do të shkëmbejnë ide dhe përvoja, por do të ketë edhe ekspozita, performanca dhe ndërhyrje në hapësira të ndryshme publike në Prishtinë. Përgjatë programit 100-ditor, Manifesta 14 do të paraqesë punime të artit bashkëkohor, ngjarje kulturore, zhvillime eko-urbane dhe hulumtime ndërdisiplinore në 25 hapësira nëpër Prishtinë. /21Media

May be an image of 4 people, people standing, outdoors and text that says 'www.economist.com Menu E Subscribe Log Culture Urban regeneration Manifesta 14 reinvigorates neglected spaces in Kosovo's capital As well as filling Pristina with art, the nomadic biennial is trying to help its host city in the long-term 29th Jul29th2022 2022 PRISTINA Share'
May be an image of text
Back to top button