Prishtinasi i bëri policët për spital

Një person nga Prishtina dje rreth orës 13:00 ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht ka zyrtarët policorë, të cilët ishin duke zbatuar urdhëresën lëshuar nga Gjykata ndaj personit te dënuar.
Siç njofton Policia policët e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka ofenduar, kanosur dhe fizikisht ka sulmuar zyrtarët policorë, te cilët ishin duke zbatuar urdhëresën lëshuar nga Gjykata ndaj personit te dënuar. Policet e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësorë”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button