Shtyhet misioni i NASA-s për të dërguar njerëz në hënë

Misioni i parë i NASA-s që nga viti 1972 për të dërguar njerëzit në sipërfaqen e Hënës është shtyrë për në vitin 2025.
Para këtij njoftimi NASA e kishte vitin 2024 si datë të mundshme, mirëpo për shkak të mungesës së financimit dhe një padie për automjetin e uljes.
Shefi i agjencisë hapësinore Bill Nelson konfirmoi vonesën në një konferencë për shtyp të martën, transmeton rtv21.tv.
Sipas programit të saj, NASA do të dërgojë gruan e parë dhe burrin e 13-të në sipërfaqen hënore.
Një gjykatës federal amerikan kohët e fundit la në fuqi një vendim të agjencisë për t’i dhënë kontratën për ndërtimin e një automjeti ulje hënore për këtë mision kompanisë SpaceX të Elon Musk.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos e kishte kundërshtuar vendimin, pjesërisht sepse ai tha se kontrata duhet t’i ishte dhënë më shumë se një kompanie.
Misioni i parë në kuadër të programit Artemis do të fluturojë në shkurt të vitit të ardhshëm. NASA do të nisë anijen kozmike Orion në raketën e fuqishme Space Launch System (SLS) pa njerëz në bord.
Gjatë këtij misioni, Orion do të fluturojë rreth Hënës në një udhëtim që zgjat tre javë për të testuar sistemet e tij./21Media

Back to top button