Mentor Haziri reagon i revoltuar ndaj Festivalit të RTSH-së pasi nuk ia pranuan këngën

Artisti shqiptar, Mentor Haziri ka reaguar i revoltuar pas listës së publikuar me emrat pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ku mungon emri i tij. Siç lë të kuptohet, kënga e Mentorit nuk është pranuar.
Sipas Hazirit, atij nuk i është dhënë asnjë arsye e vetme pse ka ndodhur diçka e tillë.
“E vërtetova që ai Festival nuk i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent këtë vit. Turp”, ka shkruar tutje Haziri.



Festivali i Këngës në RTSH këtë vit shënon edicionin e 60-të.
Ronela Hajati, Alban Ramosaj, Denus Skura,Eldis Arrnjeti, Eci Reçi, Endri&Stefi, Ester Zahiri, Gjergj Kacinari, Janex, Kastro Zizo, Kelly, Kejsi Rustja, Mirud, Olimpia Smajlaj, Rezarta Smaja, Sajmir Çili, Shega, Urban Band, Viola Xhemaili, Xhuliana Pjetra, janë në listën e emrave që janë publikuar./21Media
 

Back to top button