Prishtinasi mashtrohet nga një “zyrtare e huaj”

Një qytetar në Prishtinë është mashtruar online, pasi përmes një rrjeti social është kontaktuar nga një përdorues/e, e cila është paraqitur si një zyrtare e huaj, duke pretenduar se do t’i dërgojë një shumë të hollash për investime në Kosovë.
E njëjta më pas i ka kërkuar viktimës të holla, me këtë të fundit që i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme.
Rasti raportohet se ka ndodhur të martën e 31 janarit.
Viktima pasi e kuptoi se u mashtrua, e njoftoi Policinë./21Media

Back to top button