Prishtinasit i konfiskohet marihuanë, arrestohet

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se mbrëmë në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka” ka ndaluar veturën ‘Audi’, ku të dyshuarit i janë konfiskuar narkotikë, fishekë e qese të zbrazëta,
“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një fishekë dhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 8 qese te zbrazëta dhe 1 rizell. Pasi që në telefonin e të dyshuarit është gjetur një foto duke e ekspozuar një arme me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e banesës se tij mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button