Vdiq shqiptari pasi ferma e kanabisit në Angli u kaplua nga zjarri

E.Q i moshës 35 vjeç ka vdekur si pasojë e një zjarri në një fermë kanabisi në lindje të Londrës, ka bërë të ditur Policia.
Policia Metropolitane po bën apel për informacion pas zjarrit në natën e Vitit të Ri në një garazh të mbyllur në Southwold Road, Clapton.
Oficerët u thirrën në vendngjarje nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës rreth orës 16:10 më 31 dhjetor.
Viktima ishte dërguar menjëherë në spital, ku vdiq dy ditë më vonë, transmeton rtv21.tv
Nga Policia u bë e ditur se viktima ishte shtetas shqiptar dhe nuk kishte adresë të njohur në MB.
Një 33-vjeçar u arrestua më 31 dhjetor nën dyshimin për burgosje të rreme dhe kultivim kanabisi dhe është liruar nën hetim./21Media

Back to top button