“Prishtinë 2002” do të jepet premierë në Festivalin e filmit të shkurtër në Londër

Pas premierës në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” do të jepet premierë në Festivalin e filmit të shkurtër në Londër.
Me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, “Prishtinë 2002” do të shfaqë premierën britanike në edicionin e 20-të të këtij festivali, festival i kategorisë A për filma të shkurtër.
Përgjatë festivalit i planifikuar të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, “Prishtinë 2002” do të shfaqet në kuadër të programit “Coming-of-age”, një program ndërkombëtar i filmave të shkurtër, dedikuar rrëfimeve të cilat trajtojnë rritjen e parakohshme të fëmijëve.
“Prishtinë 2002” flet për historinë e nje adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë./21Media

Back to top button