Prishtinë, 54 vjeçarit i sekuestrohet drogë

Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë arritur ta ndalojnë dhe identifikojnë të dyshuarin me iniciale (A.H; viti i lindjes 1968), sot rreth orës 14:00 në Rr ”Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Ulpianës në Prishtinë.
Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti ka deklaruar se posedon substancë të dyshuar narkotike.
Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së) pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge (përzierës).
Në cilësi të provës material tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar:
14.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë,
412 gram substancë psikotrope ose analoge (përzierës),
2 telefona celular,
10 euro të falsifikuara,
326.5 euro para.
I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së.
Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore-Departamentit i Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë./21Media

Back to top button