Haradinaj: Të gjithë qytetarët duhet të përfshihen brenda një sistemi energjetik

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë qytetarët përfshihen në një sistem energjetik, pavarësisht etnisë.
Haradinaj reagoi lidhur me marrëveshjen që po pritet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë për rrymën në veri të Kosovës, të paralajmëruar nga udhëheqësi i palës kosovare në dialog, Besnik Bislimi.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut. Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta. Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë”, u shpreh Haradinaj.
“Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike!”, shkroi më tej ai./21Media

Back to top button