Prishtinë: Nesër disa lagje pa ujë, punime në rrjet

Më e goditura rruga “Shkupi”

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 11 shtator 2020 e premte, KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e “ Shkupit” në Prishtinë, thuhet në kumtesën e Ijësjellësit “Prishtina”.
Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë, vazhdon kumtesa.

Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e “Shkupit” (i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ”Mulla Zekë Bërdynaj” dhe rruga ” Riza Cerova ”, në Prishtinë./21Media

Back to top button