Prishtinë, postierit ia vjedhin veturën e paratë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje dje, rreth orës 15:30 në Ballaban të Prishtinës.
Një burrë, punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer të dëmtuarit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button