Prishtinë: Ujësjellësi i mobilizuar

KRU Prishtina intervenon në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Muhamet Qami”

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, kanë nisur punimet për rregullimin e sistemit të rrjetit të kanalizimit në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë, të cilat pritet të vazhdojnë deri në mesnatë.

Në një komunikatë për media thuhet se ekipet shtesë të KRU “Prishtina” po bëjnë çmos për sanimin e problemit të krijuar, pasi që rrjeti i kanalizimit në këtë zonë nuk është ndërtuar siç duhet nga kompani private.

KRU Prishtina falënderon punëtorët e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit për punën që po bëjnë në kushte të vështira./21Media

Back to top button