Viola von Cramon – Richard Grenellit: Taksa është hequr

Raportet:BE-SHBA dhe Kosova

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur sonte kërkesës së emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorit Richard Grenell për heqjen e plotë të taksës dhe reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ndërkohë që gjatë ditës Grenell kërkoi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, eurodeputetja gjermane ia ka përkujtuar atij se një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.

“Ndoshta është e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie.

“Nëse dikush është i interesuar për udhëheqjen e dialogut, ai/ajo ka mund të fillojë me Qeverinë në Kosovë, në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në krizë të pandemisë”, ka shkruar Cramon./21Media

Back to top button