Pritet dorëheqja e Qeverisë së Libanit

 

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hassan njofton se Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqje. Ndërkohë aktualisht vazhdojnë protestat para ndërtesës së Parlamentit në Beirut.

Zgjedhja e Qeverisë së re fut Libanin në një krizë tjetër shkak i sistemit të komplikuar që ka Libani në zgjedhjen e udhëheqësve shtetëror, ngase 60% e qytetarëve i përkasin komunitetit mysliman-sunit, ndërsa 40% të komunitetit krishter-Maronit.

Nga marrëveshja e nënshkruar e vitit 1943 pas shpalljes së pavarësisë së vendit i njohur si “Pakti kombëtar” është vendosur që posti i kryeministrit t’i përket komunitetit mysliman-sunit.

Aktualisht president i vendit është Michel Aoun nga komuniteti krishter, ndërsa Hasan Diab nga komuniteti mysliman-sunit./21Media

Back to top button