Pritet të fillojë evakuimi në Mariupol

Evakuimi i civilëve nga Mariupol tani duhet të fillojë, sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit.
BBC raporton se autobusët janë organizuar për të lëvizur njerëzit në siguri nga tre lokacione në qytet.
Banorëve u është thënë gjithashtu se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurtë përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhzhia gjatë armëpushimit, i cili zgjat nga ora 09:00-16:00 me kohën lokale (07:00-14:00: 00 GMT).
Mariupol është bllokuar prej disa ditësh nga forcat ruse. Armëpushimi është gjithashtu në qytetin e vogël të Volnovakha./21Media

Back to top button