Raportohet për tri raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, rastet e dhunës janë nga Lipjani, Prishtina dhe Prizreni.
Dje është arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa. një grua nga Prishtina ka raportuar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Ankuesja është intervistuar dhe ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Një burrë nga Prizreni është arrestuar gjithashtu, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë babait të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button