Pritet të ketë erë të fortë pasditen e sotme në disa rajone të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndersa maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat të martën sipas Institutit Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), mund të arrijnë edhe deri në 39 gradë Celsius.
Masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 29 gradë./21Media