Pritje deri në 30 minuta te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Me fillimin e ardhjeve të mërgimtarëve në Kosovë, edhe fluksi në pikat kufitare ka nisur të rritet, veçanërisht në atë të Dheut të Bardhë.
Sipas informacioneve në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të përditësuara në ora 19:33, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë 35 minuta, ndërsa për dalje nga vendi, pritjet janë më të shkurtra rreth 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë.
Në Merdar, pritjet janë minimale, 3 deri në 5 minuta si për hyrje, ashtu edhe për dalje. /21Media
