Pritje deri në 4 orë në kufi për të dalë nga Kosova

(Lajm i përditësuar)


Kolona të gjata janë krijuar aktualisht në dalje të pikës kufitare në Merdar, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar.

Sipas Qendrës, pritjet në dalje janë deri në 4 orë, ndërsa kolona është e gjatë rreth 2 kilometra.

Pritje deri në një orë ka edhe te Dheu i Bardhë, e kolonat janë rreth 200 metra.

Ndërsa, edhe në Jarinjë janë krijuar kolona në dalje të pikës kufitare.


07:40 – Kolona në pikat kufitare të Kosovës, dy orë pritjet

Mërgimtarët po presin deri dy orë për të dalë nga pika kufitare tokësore në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në këtë pikë kufitare është 400-500 metra.

Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë janë deri në 40 minuta. Ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri 20 minuta.

Situata në pikat tjera kufitare është e qetë me hyrje-daljet, që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta./21Media

Back to top button