Pritje deri në 6 orë për bashkatdhetarët të cilët po dalin nga Kosova

Bashkatdhetarët të cilët po dalin nga Kosova po presin deri në 6 orë në pikë kalimet kufitare.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar në Merdar pritja për të dalë nga Kosova është deri në 6 orë, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 3,000 metra.
Po ashtu edhe në pikë kalimi tek Dheu i Bardhë bashkatdhetarët duhet të presin deri në tre orë, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 2,500 metra.
Kurse, në pikë kalimin kufitar në Mutivodë pritja për të dal nga Kosova është deri në 2 orë (90-120 minuta), dhe kolona e automjeteve shkon deri në 250 metra./21Media

Back to top button