Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë
Pritje të gjata pati këtë të shtunë në pikat kufitar të vendit. Më i ngarkuari ishte pikëkalimi në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova shkuan në mbi 5 orë.
Për këtë arsye Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot ka apeluar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra për Menaxhim Kufitar fluksi i veturave është zvogëluar në pikën kufitare në Merdarë. Qytetarët po presin deri në 10 minuta për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.
Pritje më të gjata aktualisht ka në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, qytetarët aty po presin deri në 1 orë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. /21Media
