Pritje të gjata në pikëkalimet kufitare

Gjendja në pikat kufitare vazhdon të jetë e ngarkuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Pritjet për të hyrë në Merdare janë nga 180 deri në 200 minuta, ndërsa për të dalë pritjet janë nga 220 deri në 240 minuta.
Kolona për të hyrë në Kosovë, në Merdare është 50 metra, ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë të kalimit kufitar kolona është deri në 1800 metra.
Ndërsa, në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 25 deri në 30 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, në këtë pikë të kalimit kufitar janë 120 minuta. Kolona për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë është 200 metra, ndërsa për të dalë është 800 metra./21Media

Back to top button