Pritjet deri një orë për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.
Në Merdarë, për të dalë nga Kosova, pritjet po zgjasin deri në 1 orë, ndërsa kolonat e automjeteve janë deri në 500 metra.
Pritje deri 20 minuta ka edhe te Dheu i Bardhë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më shumë se 10 minuta./21Media
