Pas koncertit në Tiranë Rita Ora: Kemi bërë histori

Emocione të veçanta e atmosferë të papërshkrueshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhuroi të martën për publikun shqiptar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Për të parë nga afër performancën e yllit të muzikës ishin mbledhur një numër i madh i njerëzve, ndaj tyre Rita shprehu falënderim edhe përmes rrjeteve sociale, duke thënë se me ta Rita bëri histori.
“Wow ende po përpunoj natën e mbrëmshme!! Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua!! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush për realizimin e ëndrrave të mia!! Faleminderit të gjithë ekipit tim të produksionit, grupit dhe ekipit tim dhe të gjithëve që më ndihmuan të organizoja këtë shfaqje! Faleminderit Erion Veliaj dhe qytetit të Tiranës që e bëri këtë të ndodhë dhe na lejoi të festojmë të gjithë të rinjtë e Tiranës së bashku”, ka shkruar Rita në Instagram ku ka publikuar edhe disa fotografi nga ky koncert.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Për t’i dhënë më shumë motive shqiptare performancës së saj Rita u shfaq e veshur me flamurin kuq e zi me shqiponjë.
Përveç që këndoi disa prej hiteve të saj më të njohura, Rita atmosferën e ndezi kur kërceu “Vallen e Rugovës” bashkë me grupin e valltarëve shoqërues./21Media

Back to top button