Probleme për Holandën, lëndohet De Ligt
Në kampin e Kombëtares së Holandës ka shqetësime serioze para Kampionatit Evropian Euro 2020 për shkak së është lënduar qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt.
Qendërmbrojtësi do të luante nesër në miqësoren e fundit para-Euro 2020 kundër Gjeorgjisë.
Sidoqoftë, ai u largua gjatë stërvitjes të premten për shkak të një problemi në ijë dhe trajneri Frank de Boer paralajmëroi se nuk donte të rrezikonte me aktivizimin e tij.
Nuk është hera e parë që De Ligt vuan nga një dëmtim i ijes dhe kërkohen më shumë teste.
Gjendja e tij do të vlerësohet në vazhdim.