Probleme për pronën, katër persona kanosen me armë nga axha i tyre

Katër persona kanë raportuar në polici të hënën rreth orës 09:50 në Prizren se janë kanosur me armë zjarri nga axgha i tyre.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, vitkimat kanë dthënë se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor

„Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button