Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq 21 vjeçarja në Shtime, ngulfatet nga ushqimi

Një e re 21 vjeçare ka vdekur të hënën në Shtime si pasojë e ngulfatej me ushqim.

Siç konfirmoi Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv, ngjarja ka ndodhur në “Shtëpinë e fëmijëve”.

“Me datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj. Dyshohet se është ngulfatur gjatë ngrënies së ushqimit”, thuhet në njoftimin e Veselit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët ku nën autorizimin e prokurorit i kanë filluar hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘hetim mbi vdekjen’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajit./21Media

 

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button