Probleme te Evertoni, vetëm nëntë lojtarë të gatshëm kundër Burnleyt

 
Trajneri Rafael Benitez ka sugjeruar që Premier Liga angleze duhet të mbaj përgjegjësi për shkak se anuluan kërkesën e Evertonit për pezullim të ndeshjes kundër Burnleyt.
Skuadra e Evertonit do të zhvillojë ndeshje këtë të shtune si mysafire e Burnleyt, por trajneri Benitez tregoi sot që ka vetëm nëntë lojtarë të gatshëm për këtë ndeshje.
Evertoni ka vetëm tre portierët e gatshëm dhe një numër të vogël të lojtarëve nga akademia, por trajneri Benitez paralajmëroi se situata mund të ndryshojë gjatë ditëve në vazhdim.
Po ashtu, Benitez tregoi që është i nevrikosur me vendimin e Premier Ligës që ndeshja e Evertonit ndaj Burnleyt të mos pezullohet, por të zhvillohet siç është paraparë.
“Jam tejet i habitur që ndeshja do të zhvillohet për shkak të rasteve të shumta dhe të lëndimeve që i kemi. Ne i kemi ndjekur të gjitha rregullat, i kryejmë testet e PCR, i mbajmë maskat, i kemi tre vende të lira për çdo lojtarë në zhveshtore. Por nuk mund ta kontrollojmë kur duhet të luajmë ndeshje dhe një lojtar teston pozitivë, por nuk ka simptoma, ai e kontrakton atë te të tjerët”, tha Benitez.
“Rregullat janë që duhet të kemi të paktën 13 lojtarë plus një portier. Ne kemi nëntë lojtarë të gatshëm dhe tre portierë, dhe më pas kemi edhe pesë lojtarë nga akademia, por ata thonë që kanë eksperiencë të mjaftueshme për të luajtur në Premier Ligë”, shtoi më tej trajneri i Evertonit.
Po ashtu, Benitez e konfirmoi që sulmuesi Dominic Calvert-Lewin, i cili ka qenë i lënduar që nga muaji gusht, mund të paraqitet në ndeshjen ndaj skuadrës së Burnleyt.

Back to top button