Procesi i privatizimit “i është përshtatur rrethanave politike e juridike”

 

Ish-zëvendës drejtori menaxhues i AKM-së, Ahmet Shala është duke u intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Shala tha procesi i privatizimit i është përshtatur rrethanave politike dhe juridike. Ai këtë proces e ka quajtur si më transparentin dhe të pa manipulueshmin.

“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit që nga viti 2002 deri më 2007. Procesi i punësimit tim është bërë me konkurs të hapur. Kam qenë i punësuar i Unionit Evropian dhe jam financuar nga Unioni Evropian. Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e mbërrin objektivin për të cilin janë dizajnuar. Procesi i privatizimit i është përshtatur rrethanave politike dhe juridike. Pa marrë parasysh kritikave që ka pasur si proces ka qenë më transparent dhe me i pa manipulueshëm i mundshëm, flas për periudhën sa kam qenë aty. Kriteri subjektiv pothuajse është anashkaluar plotësisht”, tha Shala.

Ish-zëvendës drejtori menaxhues i AKM-së, Shala, ka thënë se gjithë dokumentacioni është i skenuar dhe ruhet në arkiva të BE-së./21Media

Back to top button