Producentët e “Rust” mohojnë të kenë dështuar në sigurinë e armëve

Producentët e filmit “Rust” të Alec Baldwin kanë kundërshtuar raportin zyrtar duke thënë se ata ishin indiferentë ndaj sigurisë së armëve përpara tragjedisë me të shtëna në xhirime.
Një e vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i tragjedisë gjatë xhirimeve të “Rust”.
Muajin e kaluar, Departamenti i Mjedisit në Nju Meksiko vendosi gjobën maksimale ndaj Rust Movie Productions për dështime “serioze dhe të qëllimshme”.
Por kompania ka thënë se “zbatoi të gjitha protokollet e zbatueshme të sigurisë”.
Në dokumentet ligjore të paraqitura për të kundërshtuar gjetjet e autoritetit, firma shtoi gjithashtu se “nuk ka shkelur ‘me dashje’ asnjë protokoll sigurie”.
Çdo aktor që merrej me armë mori trajnim të mjaftueshëm dhe ndihmësdrejtorët u udhëzuan të mbanin takime sigurie në ditët kur përdoreshin armët e zjarrit, thuhej më tej.
Një takim i tillë ka ndodhur në mëngjesin e të shtënave që lanë të vdekur Halyna Hutchins dhe të plagosur Joel Souza, sipas dokumenteve./21Media

Back to top button