Sonte luhet Chelsea-Leeds, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Elland Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes skuadrës së Leeds United dhe asaj të Chelseas, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të Premier Ligës angleze.
Chelsea synon me çdo kusht pikët e plota sot, në mënyrë që të këndellet pas vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Leeds u mposht nga Arsenali me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Chelsea barazoi 2:2 me skuadrën e Wolverhampton.
Momentalisht, “Blutë” e Londrës renditen në vendin e tretë në tabelë me 67 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Leeds, që zë vendin e 18 me vetëm 34 pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Leeds mungojnë Ayling, Dallas, Forshaw, Roberts dhe Summerville, kurse te Chelsea nuk do të paraqiten Chilwell dhe Hudson-Odoi.
Formacionet zyrtare:
Leeds United: Meslier, Cooper, Loch, Llorente, Struuk, Philips, Bate, Raphinha, Harrison, Rodrigo, James
Chelsea:Mendy, Chalobah, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Pulisic, Lukaku, Mount

Back to top button