Kaloni te përmbajtja kryesore

Produktet kualitative nga Kosova të depërtojnë në tregun evropian

Diskutohet për platformën “Porta Komerciale”

Një delegacion gjerman në përbërje Claus Bollrath, Thomas Schulte dhe Megi Maas vizituan gjatë fundjavës Odën e Afarizmit të Kosovës, me ç’rast është diskutuar për projektin e përbashkët që ka të bëjë me zhvillimin e platformës digjitale.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i detajuar lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma digjitale “Porta Komerciale” që OAK në bashkëpunim me Jacques-d.de, kishte prezantuar muaj më parë.

Platforma synon plasimin e produkteve të Kosovës në tregun evropian, ku të gjithë të interesuarit kanë mundësi që online të kenë qasje në produktet që dëshirojnë të porositin, specifikat e këtyre produkteve dhe informatat tjera të nevojshme.

Me këtë rast përfaqësuesit e Jacques-d do të kujdesen për marketingun e kësaj platforme, në mënyrë që të bëhet e njohur në gjithë Evropën.

Zhvillimi i kësaj platforme është shumë i rëndësishëm për faktin se ajo ofron mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun evropian dhe u shpalosën idetë që OAK ka për mënyrën e funksionimit të mëtutjeshëm të kësaj platforme.

Claus Bollrath tha se në Kosovë ka produkte mjaft kualitative, të cilat është shumë e rëndësishme të depërtojnë në tregun evropian.

Ai po ashtu theksoi edhe përvojën e mirë që kanë kjo kompani në bashkëpunim me disa prodhues.

Në fund të takimit të dyja palët u akorduan se është shumë e rëndësishme që praktikat më të mira ndërkombëtarë të sillen në Kosovë.

Ndryshe, projekti është në një fazë të rëndësishme dhe po punohet bashkërisht që bizneseve t’u jepet një mundësi e madhe e zgjerimit të shitjes në tregun evropian, thuhet në komunikatën për media të OAK-ut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button