Programi me mundësi punësimi për të rinjtë e komuniteteve

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) dhe OJQ -së “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” për programin për punë praktike me mundësi punësimi për të rinjtë e komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali.
MKRS ka njoftuar se përmes këtij programit synohet që të rinjtë e komuniteteve të kenë mundësi të fitojnë dhe fuqizojnë shkathtësitë e tyre, në ndihmë nga profesionistët që punojnë brenda institucioneve.
Tutje bëhet e ditur se kandidatët do të përzgjedhen përmes një procesi të hapur në një konkurrencë të barabartë dhe do të angazhohen për punë praktike në institucionet vartëse të MKRS-së siç janë: Biblioteka, Teatrot, Muzetë, Qendrat Rajonale për Trashëgimi Kulturore etj.
Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS, Bislim Bislimi dhe Amanda Toska, zyrtare për punësim në Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”./21Media

Back to top button