Projektet e Mustafës të “detajuara” të tjerat “shantazhe”

Ai tha se këto ditë  po na sugjerohen masa të dhunshme e kërcenime

Kryeministri në largim Isa Mustafa, vazhdon t’i numërojë të arriturat e qeverisë. “Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore. Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare”, ka thënë Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook”.

Sipas tij së bashku me Ambasadën Britanike kanë krijuar standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike.

“Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administrate”, ka shtuar ai.

Mustafa tha se të gjitha këto  i kanë bërë me projekte e analiza të detajuara por jo me dhunë.

“Bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë!”, ka theksuar kryeministri në largim./21Media

Back to top button