Projekti se si do të duket stadiumi “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Stadiumi “Fadil Vokrri” shumë shpejtë pritet që të marrë një pamje të re, pasi plani për rritjen e kapacitetit të tij tashmë është gati.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar pamje se si do të dukej ky stadium pas rritjes së kapacitetit të tij.
Me planin e ri, ashtu siç ka zbuluar i pari i FFK-së, stadiumit në Prishtinë do t’i shtohen edhe 8000 ulëse dhe kështu do të shkonte në rreth 21 mijë ulëse në total pasi kapaciteti aktual i tij është 13 mijë ulëse.
Më poshtë keni pamjet e publikuara nga kryetari Agim Ademi në Facebook.

Back to top button