Kuvendi: Në mungesë kuorumi shtyhet projektligji për Trustin

Tahiri: Konjufca në mënyrë arbitrare e ndërpreu seancën për Trustin.-Kusari- Lila: Ishte opozita ajo që e bllokoi procesin e votimit të projektligjeve
Në mungesë kuorumi dështoi shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se seanca do të vazhdojë nesër. Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila akuzoi kryeparlamentrin Konjufcën se në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën pikërisht kur në rend dite ishte votimi i Projektligjit për Trustin Pensional. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për dështim të seancës dhe mosvotim të projektligjeve, duke përsëritur kështu qëndrimin e kundër projektligjit për tërheqjen e Trusti./21Media

Back to top button