Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

 

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur fare në votim projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati, tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për mbledhje tjetër.

“Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër”, tha ai.

Në komision ishin vetëm deputetët Hekuran Murati, Yllza Hoti dhe Fatmir Rexhepi.

Back to top button