Projektligji për pagën minimale, Krasniqi thotë se Kurti la anash personat me aftësi të kufizuar

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi tha se Qeveria la anash nevojat e personave me aftësi të kufizuar.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër,  sipas tij duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja.

“Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!”, shkroi i pari i PDK-së në Facebook, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button