Samiti i BE-së në Tiranë, policia ka ndërmarrë masat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tregoi masat e marra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, në Tiranë.
Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve.
“ Policia e Shtetit është e angazhuar me maksimumin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe logjistike, për mbarëvajtjen e tij.Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet Samiti, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve.”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha edhe një herë se nuk do të ndalë protestën por është vendosur kushti. Jashtë zonës së kuqe, perimetri i sigurisë për delegacionet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”
“Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar.Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta. Edhe një herë, dua të konkretizoj, nëpëmjet hartës, “Perimetrin e Sigurisë”, rrugët e bllokuara dhe rrugët alternative në të cilat mund të lëvizin lirshëm qytetarët.”, tha Rrumbullaku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button