Projektligji për rimëkëmbje ekonomike sërish nesër në Kuvend

Qeveria kërkon nga deputetët që nesër ta votojnë këtë ligj

Qeveria e Kosovës pret që nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ekzekutivi, për të gjashtë herë është në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme nga pozita dhe opozita që të kalojë ky projektligj në parlament. Megjithatë, partitë opozitare ende mbajnë qëndrim të njëjtë për ta kundërshtuar këtë pako. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi beson se nesër të kalon ky projektligj që parash edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale. Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere ku ka prezantuar disa projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat morën mbështetjen e Komisionit.

 

Back to top button