Projektligji për Tekstet Shkollore përplas pozitën e opozitën në Komisionin për Arsim

Në Komisionin Parlamentar për Arsim po diskutohet për tekstet shkollore, ku po merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Anëtarët nga opozita po e kundërshtojnë diskutimin pasi thonë se Projektligji për Tekstet Shkollore nuk ka kaluar në lexim të parë në kuvend pasi sipas tyre s’i ka pasur votat e mjaftueshme.

Kjo çoi në përplasje verbale në mes deputetëve të VV-së dhe atyre të opozitës, ku deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati, tha se “ne presim vendim nga administrata, nëse ata thonë se kanë qenë 62 ne vijmë këtu dhe e kryejmë punën”.

Back to top button